Ballina Lajmet Kosovë Thaçi mbetet në burg

Thaçi mbetet në burg

Gjykata Speciale në Beograd i ka hedhur poshtë propozimet e mbrojtjes së drejtorit të Policisë së rajonit Mitrovicës Nehat Thaçi që t’i ndërpritet paraburgimi që iu caktua në fillim të tetorit në Gjykatën e Nishit, transmeton Koha.net.

Kundër këtij vendim nuk është lejuar ankesa, e Thaçi, njofton tanjug, tash për tash mbetet në burg.
Thaçi është arrestuar më 29 shtator, në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010.

Thaçi është transferuar në Beograd dhe më 10 tetor është marrë në pyetje në Prokurorinë për krim të organizuar e cila edhe e ka nisur hetimet kundër tij, për, siç tonë medie serbe, vepër penale, terrorizëm.

Prokuroria serbe, Thaçin e akuzon se në qershor dhe korrik të vitit 1999, ai me disa persona,e ka kërcënuar një person në Lipjan si dhe familjen e tij e cila, pastaj, thonë medie të Beogradit, është shpërngulur nga Kosova.

Ai këto akuza i ka hedhur poshtë në gjykatë.
Dje në Beograd për Nehat Thaçin kanë folur kryeministri shqiptar dhe ai serb.
Edi Rama ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa Aleksandar Vuçiq e ka krahasuar “rastin Thaçi” në Serbi me “rastin Ivanoviq” në Kosovë.

Exit mobile version