Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga QKUK-ja pasi ka vizituar babain e tij të sëmurë.
Thaç aty ku qëndroi për disa orë dhe largimi i tij u shoqërua me brohorima nga dhjetëra njerëz që ishin mbledhur në oborrin e klinikës për ta parë nga afër.
Ndryshe, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Tëvë1 se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.