Thaçi kthehet në vendlindje, fotografohet me prindërit

Thaçi kthehet në vendlindje, fotografohet me prindërit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është kthyer në vendlindjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet ati duke postuar një fotografi me prindërit e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Thaçi ka qenë rrugës për në SHBA kur është njoftuar se Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Pas këtij njoftimi ai ka anuluar takimin që ishte planifikuar të mbahej në Washington në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Nesër (29 qershor, 2020) rreth orës 20:00, Thaçi pritet ta mbajë një konferencë për media lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij.