Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Pas dorëzim pranimit presidenti Thaçi ka thënë se para pak çastesh bazuar në kompetencat e mia i dorëzova kryetarit Veselit projektligjin për FSK.
“Projektligjin për FSK e kam iniciuar duke u mbështetur në nenin 4. Kjo iniciativë e imja është e domosdoshme dhe bëhet me qellim të integritetit territorial dhe kontribuon në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
“Si president do të doja që ky transformim të ndodhë siç jemi zotuar. Por një gjë të tillë nuk kemi mundur ta bëjmë shkaku i disa deputetëve që nuk dëshirojnë ti votojnë disa ndryshime kushtetuese e që është gjë e hidhur. Kosova përfundimisht po formon ushtrinë e saj moderne”, ka thënë ai. Sipas tij ky ndryshim që do të bëhet e bënë FSK një ushtri që do të jetë më shërbim të paqes sa herë që Kosovës i kërkohet”, ka pohuar presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se është i bindur se ky projektligj do të marrë përkrahjen e të gjitha partive sepse bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës.
Kurse kryetari Veseli ka thënë se është ditë e mirë për vendin tonë.
“Presidenti në bazë të kompetencave ka proceduar këtë projektligj. Që nesër do të ftoj mbledhjen e kryesisë që ta procedojmë më tutje. Kosova ka nevojë për formalizimin përkatësisht formësimin e saj si identitet shtetëror”ka pohuar Veseli.