Thaçi: Demarkacioni do të votohet shpejt

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është i bindur se Kosova do të lëvizë në hapa të sigurt sa i përket liberalizimit të vizave.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesin e BE-së Samuel Zhbogar me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë me ç`rast shtoi se beson fuqishëm se do të mbyllet me sukses edhe kriteri shtesë sa i përket liberalizimit, i cili është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Sa i përket kësaj marrëveshjeje, i pari i Kosovës ka thënë se është e saktë, por sipas tij është e mirëseardhur çdo këshillë.