Ballina Lajmet Kosovë Thaçi: Demarkacioni dhe asociacioni duhet të përmbyllen

Thaçi: Demarkacioni dhe asociacioni duhet të përmbyllen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke folur për seancën e 1 shtatorit, ku në rend dite do të jetë ratifikimi i marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës me Malin e Zi, ka pohuar se askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial, të mbajë peng të ardhmen evropiane të Republikës sa Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Thaçi ka deklaruar se çështjet e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllen më një përgjegjësi të larat duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Unë si president i vendit, mbështesë agjendën shtetërore, çështja e demarkacionit, asociacionit dhe çështje tjera që ndërlidhen me te ardhmen euroatlantike të vendit tonë ne agjendën e konsolidume të forcimit të shtetit tonë duhet të përmbyllen. Duhet të përmbyllen me një përgjegjësi të lartë të angazhimeve shtetërorë, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e vendit. Duke respektuar vullnetin e qytetarëve që të shkohet sa më shpejtë drejtë perspektivës evropiane, pasi që si parakushte për të ardhmen evropiane për liberalizimin e vizave dhe themelimin e forcave të armatosura të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial, të mbajë peng të ardhmen evropiane të republikës sa Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj unë besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjërat do te shkojnë në drejtim të duhur”, tha ai.

Exit mobile version