Thaçi: Deklaratat kërcënuese të politikanëve rrezikojnë të ardhmen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili kishte deklaruar se nëse lider i Aleancës ekstradohet në Serbi, atëherë do të kishte luftë.

Thaçi ka thënë se këto deklarata kundër etnive minoritare në Kosovë janë të papranueshme, duke shtuar se e rrezikojnë të ardhmen e të gjithëve.
“Dekalratat kërcënuese të politikanëve kundër etnive minoritare në Kosovë janë të papranueshme. Ato rrezikojnë të ardhmen për të gjithë njerëzit”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Ndaj deklaratave të Haradinajt kanë reagur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe zyra e BE-së në Kosovë.Thaçi ka reaguar edhe në një status në facebook, ku ka thënë se deklaratat e tilla bllokojnë dialogun për normalizmin e marrëdhënieve.