Thaçi arrin në Tiranë, të dielën i drejtohet opinionit pas zhvillimeve me Specialen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka arritu në Aeroportin e Tiranës.

Këtë ai e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se të dielën do t’i drejtohet opinionit nga zyra e tij, shkruan lajmi.net.

“Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Postimi i plotë:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi.