Situata me Covid për dallim nga një ditë më parë në Tetovë sërish ka shënuar rritje. Janë dhjetë viktima në 24 orët e fundit konfirmojnë autoritetet e Spitalit për Tetovasot.
Gjithsejt të hospitalizuar janë 120 pacientë prej tyre të vakcinuar me 1 dozë janë 9, të vakcinuar me 2 doza janë 3. Pacientë me oksigjen janë 118, ndërsa në respirator 2 dhe ambulantë ditore 245.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel te të gjithë qytetarët që në momentin e parë që kanë simptoma, të lajmërohen tek mjeku amë sepse pasojat më pas janë të rënda.
Nga spitali i Tetovës thonë se të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë ardhur në ditët e fundit të tyre andaj lusin të gjithë që të lajmërohen më herët për të shpëtuar jetët e tyre.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave.