Tetë viktima dhe 373 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2345 teste prej të cilave 373 kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 309 pacientë të shëruar derisa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 persona dhe atë 5 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Gostivari dhe një nga Prilepi.

Deri tani në gjithë vendin janë kryer 494.719 testime për Kovid-19