Tetë të plagosur në një sulm me thikë në Rusi

Tetë vetë u plagosën në një sulm me thikë në qytetin rus të Surgut, njoftuan agjencitë e medias ruse.

Lajmi u dha duke cituar zëdhënësin e zyrës lokale të komitetit rus të zbatimit të ligjit.

“Një burrr po vraponte nëpër rrugët kryesore dhe therri disa njerëz”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Komiteti i zbatimit të ligjit tha në faqen e saj të internetit “sulmuesi është vrarë”. /MESAZHI/