Para së gjithash na duhet t’ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes me përdorimin e medikamenteve, pra asnjëherë mos merrni iniciativa që nuk rekomandohen nga mjeku ose nëse medikamenti nuk shkruan të kundërtën.
Gjatë përdorimit të medikamenteve duhet të keni parasysh se:
Duhet të pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me medikamentet që duhet të mbani në shtëpi dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Për shembull paracetamoli mund të merret edhe pa ngrënë ushqim ndërsa ibubrofeni jo, shkruan pernenat.al.
Ndiqni gjithmonë edhe udhëzimet e fletës shoqëruese të medikamentit.
I jepni fëmijës gjithmonë medikamente për moshën e tij. Asnjëherë nuk duhet të përdoren medikamentet e të rriturve tek fëmijët.
Medikamentet që mund të përdoren pa përshkrimin e mjekut mund të jetë ato të temperaturës, kollës së thatë apo me sekrecione kur nuk bëhet fjalë për komplikacione, medikamentet e dhimbjes së barkut, të vjellave dhe gripit.
Limiti maksimal i përdorimit është 5 ditë dhe nëse simptomat vazhdojnë mund të flisni me mjekun.
Shikoni gjithmonë datën e skadencës dhe mos e hidhni asnjëherë kutinë. Ajo e mbron medikamentin dhe ju ofron të dhëna të rëndësishme.
I ruani medikamentet në zonë të sigurt që fëmija nuk i prek dot.
Mos i jepni asnjëherë fëmijës antibiotik, apo medikamente të tjera që normalisht duhet të merren me recerë edhe nëse i keni përdorur më parë.
E pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me mundësinë e përdorimit të një medikamenti që nuk jeni e sigurt, mos merrni këshillat e miqve apo të afërmve. Nëse keni dyshime ai duhet të jetë i pari që duhet të kontaktohet./Mesazhi/