Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i dorës.
Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e prapme e këmbëve deri te shputat.
Çfarëdo trysnie që të krijohet në të,
Dhembja fillon në pjesën poshtme të shpinës dhe përhapet, por mund të shfaqet edhe në nëngjunjë apo në pulpë, ku edhe është më e shfaqur.
Personat kanë vështirësi edhe me lakimin e këmbëve në gjunjë, por dhimbja mund të shfaqet madje edhe në këmbën tjetër.
Ishiasi mund të shkaktojë dhembje të buta, të cilat mund të kontrollohen me marrjen e analgjetikëve, mirëpo dhembjet mund të bëhen edhe shumë më të mëdha dhe ta detyrojnë pacientin ditë të tëra të qëndrojë në shtëpi.
Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.
Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm.
Ishiasi nuk është diagnoza e parë mjekësore, por paraqet njërin ndër problemet më të shpeshta me shpinën në kohën e sotme.
Shumica e njerëzve përpiqen që të lehtësojnë dhembjen me ndihmën e ilaçeve të cilat kanë efekt afatshkurtër.
Kur është fjala për ishiasin, shumica e ekspertëve rekomandojnë ushtrime dhe poza të caktuara joge si tretman më të efektshëm për këtë lloj të problemit./Mesazhi/