Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës.
Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët.
Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet.
Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi.
Larja E Fytyrës
Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht.
Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni.
Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.
Letrat Përthithëse
Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës.
Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.
Mjalti
Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme.
Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër.
Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën.
Tërshëra
Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt.
Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë.
Përzieni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë.
Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta.
Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
Maskë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Limon
E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni.
Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet
Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë.
Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Aloe Vera
Vendosni një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes.
Kini kujdes sepse aloe vera mund të shkaktojë alergji në lëkurat e ndjeshme, ndaj bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në parakrah.
Domatet
Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret.
Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje.
Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore.
Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura.