Tesla blen 1.5 miliard dollarë Bitcoin

Tesla lajmëroi ditën e Hënë se ka blerë 1.5 miliardë dollarë në bitcoin. Në një aplikim pranë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara, kompania tha se ka blerë bitcoinët për të difersifikuar dhe rritur fitimet në cash.

Kompania gjithashtu tha se do të pranonte pagesa në bitcoin në këmbim të produkteve të saj.

Kështu Tesla do të bëhej prodhuesi i parë i makinave në botë që pranon pagesa në bitcoin.