Tesla ka raportuar fitimin e saj tremujor, për herë të tretë në historinë e saj 15-vjeçare si kompani.
Prodhuesi i makinave elektrike arriti një rekord prej 311.5 milionë dollarë fitime në tre muajt e fundit deri në datën 30 shtator, pasi shpejtësia e shpërndarjes së makinave u përshpejtua.
Rezultati është një fitore e madhe për shefin ekzekutiv Elon Musk, i cili i premtoi investitorëve një fitim të madh më parë këtë vit.
Raporti tremujor i fundit i Tesla-s erdhi në vitin 2016.
Në një letër drejtuar investitorëve, Musk e konsideroi rezultatin tremujor “historik” dhe ia kreditoi ‘zotësisë dhe punës së pabesueshme’ të firmës.
Ai gjithashtu tha se Tesla ishte në rrugën e duhur për të dalë fitimprurës përsëri në tremujorin e katërt.
Aksionet e Tesla u rritën më shumë se 10% në bursën e New York.
/Ora News.tv/