Edin Terzic është larguar nga pozita e trajnerit të Borussia Dortmund.
Lajmi u konfirmua nga vet klubi nëpërmjet një komunikate për media.
Terzic udhëhoqi Dortmundin drejt finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke u mposhtur nga Real Madridi.
Vitin e kaluar, Dortmundi e humbi titullin e kampionit në Bundesligë në xhiron e fundit.
Sipas njoftimit të klubit, Terzic ka kërkuar të largohet dhe marrëveshja është arritur me mirëkuptim nga të dy palët