Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një sulmi të dyshuar me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani.
Mediat vendase shkruajnë se shërbimet emergjente dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu thuhet se dyshohet edhe për të tjerë të plagosur.Gazeta gjermane “Bild” shkruan se dikush sulmoi me gaz lotsjellës pasagjerët që po prisnin radhën në zonën e check-init.
Njëkohësisht bëhet e ditur se pas sulmit, pasagjerët kanë patur probleme me frymëmarrjen./Mesazhi/