Tërnava mban ligjëratën e javës, kërkon solidaritet ndaj luftës kundër Covid-19

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu është drejtuar besimtarëve myslimanë në mbarë vendin me mesazhin e Xhumasë.

Për shkak se edhe xhamitë janë mbyllur në kohën e pandemisë, Bashkësia Islame ka vendosur që besimtarëve në çdo të premte t’u drejtohen me ligjëratë, transmeton Klan Kosova.

Ky është mesazhi i plotë:

“Me emrin e Zotit tëMëshirshëm,Mëshirëplotë

Falënderimet i takojnë Allahut tëvetëm e të pashoq, Ai është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim, vetëm Atij i takon Lavdia e Madhërimi.
Salatet e selamet tona qofshin për të dashurin e Zotit, zotëriun e njerëzimit Muhamed Mustafanë, familjen e tij tëpastër e shokët e tij besnik.

Të respektuar besimtarë
Qytetarë të nderuar
Vëllezër e motra,

Ka dashtë Zoti i Madhëruar që sot përsëri në kohën e xhumasë të jemi me ju, për ti ndarë disa momentebashkërisht në mënyrë që tëruajmëvazhdimësinë e tëqenurit bashkë ditën e premte në vaktin e namazit të xhumasë.

Vakti ixhumasë për ne ështëi një rëndësie tëveçantë, porositë që dalin nga minberetkane fadilet e nimet për besimtarët tanë.
Andaj këto pak momente janë rasti i mirë që ne tëreflektojmë për atë që na rrethon, me atë qëpërballemi dhe me atë që na pret.

Të nderuar vëllezër e motra,

Këtë javë që po e lëmë pas, në vendin tonëështë rritur numrii të prekurve nga sëmundja COVID-19.Rritja e numrit tëtë infektuarve kërkon nga ne të gjithëdisiplinë e përgjegjësi më të madhe për të ruajturshëndetin tonë.

Ajo që dua tët hem edhe sot është se duhet zbatuar udhëzimet e institucioneveshëndetësoredhe masat e marra nga institucionet tona që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit tonë.
Duhet kuptuar se po përballemi me pandeminë që po rrezikon drejtpërdrejt shëndetin tonë, tashmë dihet që masat e marra për parandalimin e pandemisë kanë prekur ekonomitë tona familjare.
Ne, edhe para Pandemisë kemi pasuar një kategori të njerëzve tanë skamnorë në nevoja, por këtë muaj fatkeqësisht kësaj kategoriei janë shtuar edhe njëmasë e konsiderueshmee familjeve që deri tash kanëpunuar dhe kanë pasur një bazë solide tëtë hyrave me çka kanëorganizuarfurnizimin e familjarëve.

Mirëpo, në të njëjtën kohë jemi të obliguar që të kujdesemi për ata që kanë nevojë që në këtë kohë nuk mund të sigurojnë të hyrat e mjaftueshmenë ekonomitë e tyre familjare.
Për ta zbutur krizën në të cilën gjendet një kategori e shoqërisë sonë jemi të obliguar që të jemi solidarë, të jemi bamirës, të jemi human, të jemi pranë atyre qëkanënevojëpër mbështetjen tonë.

Vëllezër e motra!

Solidariteti në fenë tonë është vlerë hyjnore e cila duhet kultivuar në të gjitha rrafshet dhe me të gjithë njerëzit.Kërkohet nga ne që të solidarizohemi me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën, mbështetjen e përkrahjentonë.

Solidaritet sot është tëjeshpranë fëmijëve,që ti dëgjosh me kujdes kërkesat e tyre, solidaritet sot është të jesh pranë të moshuarve ti dëgjosh hallet e tyre, solidaritet sot është tëpërshëndetesh me mirësi fqinjin tënd, ky ështëahlakuynë, kjo kërkohet nga ne.

Mirëpo solidaritet, mirësi e bamirësi është që të ndihmosh atë që sot kanë nevojë për ndihmën e mbështetjen tonë, I Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedia.s., e ka theksuar solidaritetin si vlerë të rëndësishme për besimtarin, e po ashtu, ai vetë me veprimet e veta, ka dhënë shembullin më të mirë për këtë gjë.
Ai aq tepër ka folur dhe ka vepruar në drejtim të solidaritetit,sa që me plotë të drejtë mund të konsiderohet mësuesi më i madh i njerëzimit për solidaritet dhe ka qenë njeriu më bujar e fisnik.
Ndihmën, kujdesinëmbështetjen që e bëjmë përata që kanë nevojë sot, së pari e fisnikëron shpirtin e bamirësit e tek pastaj të atyre që përfitojnë nga bamirësia.
Bamirësi gjithmonë është fitues, sinë këtë botë ashtu edhe në ahiret , Allahu i Madhërishëm ka garantuar se shpërblimi nuk do t’i humbët, Ai për këtë në Kuranin e madhëruar thotë:
“Allahu, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.” (et-Tevbe, 120)

Ndihma, kujdesi e mbështetja për ata që kanë nevojëpërveç tjerash është edhe shenjë e besimit të kalitur në Zotin. Për këtëAllahu xh.sh. në Kuran thotë: Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.(tevbe 71)

Vëllezër e motra!

Ne, siçpo përballemi me pandeminë e cila na ka ndryshuar e vështirësuar mënyrën dhe ritmin e punës e jetës, mirëpo tashmë, jemi edhe në prag të muajit tëRamazanit, andaj kjo na bënë që edhe më tepër ti kushtojmërendësikujdesit për ata që kanë nevojë.
Kërkohet nga ne tëkontribuojmë të gjithëme mundësitë që kemi që Muajin e ramazanit, ata që sot janë në vështirësimomentaleekonomike ta presinpa një sfidë më pakë, tëpaktën mostë kenë hallin për gjëratelementare.

Ne si popull, solidaritetin e bamirësinë e kemi të njohur, e të kultivuar nderë shekuj e ndër breza saqë është kthyer në virtyt, dhe fal këtij virtyti kemi arritur që të përballemi dhe me sukses ti kalojmë shumë vështirësi gjatë historisë sonë. Kemi ditur që të jemi pranë njëri – tjetrit,dhe jam më seibindur që këtë do ta bëjmë nëformën më të mirë edhe tani gjatë kësaj krize.
Janë për tu përshëndetur nismat e institucioneve tona për ti ndihmuar të gjithë ata që u prekën nga kjo situatë, po ashtu duhet përshëndetur edhe OJQ e fondacione të ndryshme që po kontribuojnë nëtejkalimin e kësaj situate.

Në këtë rrafsh, ne Bashkësia Islame e Kosovës, përmes Shoqatës bamirëse “Bereqeti” kemi ndërmarr Aksionin “Sofra e Ramazanit”, me të cilin do ti ndihmojmëfamiljet që kanë nevojë për mbështetjen e kujdesin tonë.

Andaj, e gjejë të udhës që edhe një herë t’ju ftoj të gjithë pa përjashtim që tëkontriboni me mundësitë që keni që aksioni ynë të jetë sa më masiv, sa mëgjithëpërfshirës me të vetmin qëllim, që tëbegatojmëSofrën e Ramazanit përata qëjanë në nevojë.

Falënderoj, të gjithë ata që deri më tani iu kanë përgjigjur kësaj nisme, inkurajoj të tjerët që të mbështesin e tëkontribuojnë për këtë nismë të mbarë e tëhajrit.
E kemi obligim tëndihmojmë kur kemi mundësi, me këtë rast ftojë edhe njëherëbesimtarët tanë që në këtë kohë të vështirë të jenë solidarë, ftoj po ashtu tëgjithë ata që Zoti u ka dhënë Bereqet që tëndihmojnë aksionin tonë. Sevapet për solidaritet e bamirësi janë tëshumëfishta , ështëpyetur në një rast pejgamberiynë, Muhamedia.s., cili njeri është më i dashur tek Zoti?. Pejgamberia.s., u përgjigj: Njeriu më i dashur tek Allahu është ai qëështë më i dobishmi për njerëzit, ndërsa veprat më të mira tek Allahu janë ta gëzosh një besimtar,ti largosh një brengë atij, tia paguash një borxh të tij, ose tia largosh etjen e urinëatij”.

Kurse Pejgamberia.s.në një hadith tjetër na porositë duke na thënë: “Kush i del në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Zoti i Madhërishëm!”
Krijuesi ynë i di veprat tona të mira andaj bamirësia të cilën e bëjmë ne duhet të jetë vetëm në emër të Zotit të Madhërishëm, e kurrsesi në emër të lavdisë dhe të interesave të kësaj bote.
O Zot i Plotfuqishëm, Ruaje popullin e vendin tonë, O Zot na i prano veprat tona të mira, na bën ne bamirës, e na përmirëso gjendjen tonë, dhe Lehtësoji ata që janë në vështirësi!
Amin.

Prishtinë,17 prill 2020
Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava