Tërnava kërkon vazhdim të bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Naim Tërnava në mbledhjen Konsultative të Këshillit Islam të Euroazisë Naim Tërnava në mbledhjen Konsultative të Këshillit Islam të Euroazisë

Mbahet mbledhja Konsultative e Këshillit Islam të Euroazisë në mikpritjen e Kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Görmez, në të cilën morën pjesë Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, Reisul Ulema i Bosnjë dhe Hercegovinës Husejin Kavazoviç, Kryetari i Administratës Fetare të Muslimanëve në Azerbajxhan dhe Kaukazin Verior Shejhulislam, Kryetari i Administratës Fetare të Muslimanëve në Federatën Ruse dhe njëherit Kryetari i Këshillit të Myftive Ravil Gaynuddin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën pas mbledhjes, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava u shpreh se “Unë, si myfti i Kosovës dhe në emër të popullit të Kosovës e përgëzoj popullin turk i cili arriti t’i kalojë me sukses këto ditë të vështira.”

Tërnava theksoi se populli turk e mbrojti votën e dhënë dhe pavarësinë. “E lus Zotin për mëshirë për dëshmorët dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Unë besoj që Turqia do t’i tejkalojë shumë shpejt këto probleme duke ndikuar edhe fakti se është shtet i madh.”

Më tej, Tërnava u shpreh se beson që Turqia do të jetë njëri nga shtetet më të suksesshme dhe më të zhvilluara, duke shtuar më tej: “Zoti qoftë i kënaqur me popullin vëllazëror turk. Në të njëjtën kohë, uroj që bashkëpunimi i Kosovës me popullin turk të vazhdojë. I falënderoj për ndihmat që i kanë ofruar në Kosovë.”

Ndërkaq, Reisul Ulema i Bosnjë dhe Hercegovinës Husejin Efendi Kavazoviç, duke e përgëzuar popullin turk për përpjekjen e dhënë në mbrojtje të demokracisë, u shpreh se beson që populli turk do të dalë edhe më i fuqishëm nga kjo sprovë.

Në një pyetje në lidhje me luftën kundër FETO-s, Kavazoviç theksoi se FETO është e pranishme edhe në Bosnjë si në çdo vend të botës dhe shtoi se do të merren masat e duhura brenda kornizave juridike.

Krerët fetarë sot morën pjesë në takimin konsultativ të përfaqësuesve fetarë të bashkësive islame të Evropës dhe Azisë, me rastin e mbledhjes së nëntë të Këshillit të krerëve fetarë të bashkësive islame të Evropës dhe Azisë që do të mbahet në nëntor.