Situata po vjen duke u rënduar akoma më shumë sa i përket bilancit të viktimave pas tërmetit në Izmir të Turqisë.
Ka arritur në tre numri i viktimave me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi, transmeton Klan Kosova
Këtë lajm e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli.
Viktimat nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.
Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.
Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga ky tërmet ka arritur në 39 teksa numri i të lënduarve në 885.