Tërmeti në Kroaci, ambasadori Kasapolli thirrje për bashkatdhetarët

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka konfirmuar se deri më tani është shënuar një viktimë nga tërmeti 6.4 shkallësh që ka goditur sot Kroacinë.

Ndërsa ka thënë se ende nuk ka të dhëna nëse në mesin e të lënduarve gjendet ndonjë kosovarë.

Përmes profilit të tij në Facebook, ambasadori Kasapolli iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që në raste urgjente te lajmërohen në numrin emergjent te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Kroaci +385916037343”.

Ky është Shkrimi i plotë:

Te nderuar, nje termet tjeter i fuqishem 6.4 shkalle te Rihterit e goditi sot Kroacine. Epiqendra e termetit ishte ne Petrinje, 44 kilometra larg Zagrebit dhe eshte ndjere edhe ne shtetet fqinje. Deri me tash raportohet per nje viktime, vajze e vogel, shume te tjere te lenduar dhe deme te medha materiale. Per momentin, nuk kemi te dhena per te lenduar bashkatdhetare tane ne Kroaci. Ju bejme thirrje bashkatdhetareve tane qe per raste urgjente te lajmerohen ne numrin emergjent te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Kroaci +385916037343.

 

Uroj te gjejme force dhe qetesi shpirterore ne keto kohe te veshtira!