Ballina Lajmet Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter në Shqipëri, 12 shtëpi të dëmtuara në...

Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter në Shqipëri, 12 shtëpi të dëmtuara në Klos

Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga 8 pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

12 shtëpi raportohen të dëmtuara në Klos, aty ku ishte edhe epiqendra, ndërsa ekipet janë në terren.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët.

Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë jkaluar natën jashtë, për shkak të panikut.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.

Exit mobile version