Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmeti fatal në Mianmar, popullsia në qytetin Mandalay përballë pasojave katastrofike

Tërmeti fatal në Mianmar, popullsia në qytetin Mandalay përballë pasojave katastrofike

Banorët në qytetin Mandalay të Mianmarit po përballen me pasojat e tmerrshme të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,7 që goditi pjesën qendrore të vendit në fund të muajit të kaluar, duke lënë gjurmë shkatërrimi në gjithë rajonin, raporton Anadolu.

Pamjet e kapura së fundmi tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe përpjekje të vazhdueshme për pastrimin e mbeturinave.

Mianmari ishte skenë e një tërmeti me magnitudë 7,7 ballë më 28 mars, i cili çoi në viktima të shumta dhe dëmtime në infrastrukturë.

Sipas autoriteteve, tërmeti ka marrë mbi 3.600 jetë dhe ka lënë shumë të lënduar dhe të zhdukur.

Exit mobile version