Tërmet në Tiranë

Në orën 16:04 minuta një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës rihter tronditi zonën e Tiranës, sipas faqes EMSC, të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë.

Pak ditë më parë një seri tërmetesh me epiqendër Malësinë e Madhe tronditën veriun e Shqipërisë me magnitudë që varioi deri në 4.2 të shkallës rihter.