Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen edhe në Mal të Zi

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në jug të Shkodrës, shkruan A2 CNN.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Malin e Zi.

Nuk ka njoftim për dëme materiale.