Tërmet me magnitudë 6,2 trondit rajonin Koshima në Japoni

Një tërmet i fortë me magnitudë 6,2 ballë sipas shkallës Rihter tronditi rajonin Koshima të Japonisë sot, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Tërmeti goditi në një thellësi të ndërmjetme prej 70,6 kilometrash nën epiqendër në orën 21:16, me kohën lokale, sipas agjencisë, pa paralajmërim për cunami.

Sipas të dhënave paraprake sizmike, tërmeti me shumë gjasa është ndier nga shumë persona afër epiqendrës. Megjithatë, nuk raportohet për dëme.