Tërmet me magnitudë 4 në Shqipëri, epiqendra në Adriatik në kufi me Malin e zi

Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri, në brigjet veriore të detit Adriatik në kufi me Malin e Zi.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare Sizmiologjike, epiqendra e tërmetit u identifikua në një thellësi prej 2 kilometrash.

Të dielën pasdite e njëjta zonë u godit nga një tërmet 2.5 ballë.

Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale si pasojë e tërmetit.