Tërmet i fuqishëm godet rajonin Tibet të Kinës, raportohet për dhjetëra të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6,8 goditi goditi qytetin Xigaze në Rajonin Autonom Xizang, emri lokal për Tibetin, transmeton Anadolu.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në orën 9.05 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 53, ndërsa të paktën 62 të tjerë u plagosën, sipas agjencisë shtetërore Xinhua News.

Zyrtarët lokalë po shkojnë në qytete të ndryshme për të vlerësuar ndikimin e tërmetit, ndërsa ushtria kineze ka dërguar dron për të vëzhguar epiqendrën pas tërmetit.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi tërmetin me magnitudë 7,1 ballë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka udhëzuar autoritetet që të ndërmarrin përpjekje “të gjithanshme” për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar.

Komanda perëndimore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore ka përgatitur planin e saj të emergjencës për ndihmën ndaj fatkeqësive, të përbërë nga transporti, avionë mjekësorë, helikopterë dhe forca tokësore, për të ndihmuar me operacionet e ndihmës.