Një tërmet me magnitudë prej 4.1 ballësh ka goditur qytetin bregdetar Bodrum në Turqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 21:25 sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ka qenë në afërsi të Bodrumit, kanë bërë të ditur Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.
Ende nuk janë dhënë detaje nëse ka viktima dhe për dëmet materiale./Mesazhi/