Tërmet i fuqishëm në Izmir të Turqisë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Turqisë perëndimore, duke u ndjerë deri në Stamboll dhe në disa ishuj në Greqi.

Epiqendra e tërmetit 6.3 ballësh ishte 84 kilometra në veriperëndim të qytetit të Izmirit.

Në Turqi ende nuk ka të dhënë për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa dëme të lehta janë raportuar në ishullin grek të Lesbos, i përdorur edhe si vendqëndrimi për emigrantët.