Tërmet i fuqishëm në Itali, së paku 6 të vdekur

Një termet me magnitudë 6.2 ka goditur Italinë Qendrore, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur, dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja, bëjnë të ditur zyrtarë italianë.

Tërmeti ka ndodhur në kohën 03:36, në juglindje të qytetit të Perugja, transmeton KP.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në Romë disa ndërtesa janë lëkundur për rreth 20 sekonda.

Në qytetin e Accumolit, është gjetur nën rrënoja një familje katër anëtarësh.