Ballina Lajmet Tërmet 7.8 ballë në lindje të Rusisë

Tërmet 7.8 ballë në lindje të Rusisë

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi zonën në afërsi të gadishullit rus Kamçatka, në verilindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti amerikan Gjeologjik kanë konfirmuar se në Detin e Beringut është regjistruar një tërmet me magnitudë 7.8 ballë. Epiqendra ishte në perëndim të Atuas, ishullit më perëndimor dhe më të mëdha në këtë rajon të Rusisë.

Instituti gjeologjik amerikan ka paralajmëruar më herët për rrezikun e cunamit edhe atë në zonën prej rreth 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit, por paralajmërimi pas një kohe të shkurtër pas tërmetit u tërhoq.

Pas tërmetit të parë u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë mbi 5 ballë sipas Rihterit.

Exit mobile version