Tërhiqet kandidati i fundit për president në Egjipt

Avokati i shquar egjiptian për të drejtat e njeriut, Khaled Ali është kandidati i radhës për president i cili është tërhequr nga gara, duke lënë presidentin e vetzgjedhur Abdel Fattah al-Sisi si të vetëm në garë.

“Ne po njoftojmë dorëheqjen tonë dhe po tërheqim dokumentet tona të kandidaturës,” tha  kandidati Ali për agjencinë e lajmeve Reuters.

Khaled Ali tha se “kushtet nuk kanë lejuar një garë të drejtë në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në fund të muajit mars”. /MESAZHI/