Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërhiqet Izraeli, heq detektorët nga Al Aksaja

Tërhiqet Izraeli, heq detektorët nga Al Aksaja

Policia izraelite gjatë natës ka hequr detektorët e metalit në hyrje të xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish drejtori i kompleksit Al-Aksa Sheiku Naxhi Bekirat pëmes një deklarate tha se autoritetet izraelite nuk kanë hequr kamerat mbikëqyrëse. Ai shtoi se vetëm heqja e detektorëve metalikë nuk mjafton dhe nuk i plotëson kërkesat e palestinezëve.

Në deklaratën e Këshillit të sigurisë në Izrael thuhet se detektorët e metalit do të zëvendësohen me teknologji të avancuar ose me masa të tjera.

Deri në realizimin e planit në lidhje me përdorimin e teknologjive të avancuara në afërsi të Al-Aksës do të vendosen një numër dukshëm më i madh i pjesëtarëve të policisë.

Paralelisht me këtë, policia izraelite gjatë natës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup palestinezësh në Jerusalem, ku gjatë kësaj ndërhyrjeje të policisë janë plagosur disa njerëz.

Kriza u përshkallëzua më 14 korrik në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

Exit mobile version