“Tërbohet” Maria, 15 të vdekur në Dominika

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë zhdukur nga uragani Maria në Dominika.

“Ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte në qindra”, tha  kryeministri i ishujve Karaibe Roosevelt Skerrit

Ai shtoi se ishulli “ka nevojë për shumë ndihma”.

Uragani Maria hyri përmes Dominikës si një stuhi e kategorisë 5 që prej të hënës, duke dëmtuar qindra shtëpi.