“Terapia intensive s’do jetë për të gjithë”, Suedia gati për më të keqen

Pavarsisht qasjes indiferente e cila ua linte në dorë ndërgjegjjes së qytetarëve zbatimin e udhëzimeve për koronavirusin, Suedia po përgatitet për më të keqen.

Vendi tashmë numëron mbi 9 mijë raste dhe rreth 783 vdekje nga Covid-19, me një rritje të konsiderueshme gjatë ditëve të fundit.

Kështu, në mungesë të hapësirës dhe shtretërve të nevojshëm ne terapitë intensive, po vleresohet trajtimi prioritar i pacienteve.

Gazeta më e madhe vendase “Aftonbladet” ka cituar një dokument, sipas të cilit spitali universitar Karolinska iu kërkon qendrave të tjera shëndetësore të mos iu ofrojnë kujdes intensiv qyetarëve mbi 80 vjeç.

E njëjta gjë vlen edhe për ata mes moshës 70 dhe 80 vjeçare që kanë të paktën një sëmundje kronike, pulomonare, zemre apo veshkash.

Po ashtu, do të përjashtohen nga terapia intensive edhe personat mbi 60 vjec, të cilët kanë cedim të funksionit të më shumë se dy organeve. Kjo mund të përfshijë njerëzit me probleme të zemrës, frymëmarrjes, veshkave etj.

Dokumenti thotë gjithashtu se pacientëve që tashmë janë nën kujdes intensive dhe i përkasin një prej kategorive të lartpërmendura duhet t’ju ndërpritet trajtimi./Opinion.al