Eshtë shtuar numri i refugjatëve të mbytur në brigjet e Jemenit. Nga 50 të mbytur sa ishin raportuar dje, tani janë 150 të mbytur, njofton IOM-i.
Sipas kësaj organizate të OKB-së, emigrantët janë hedhur në det qëllimisht nga trafikantët, krim ky që është kryer për herë të dytë në 24 orë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin tha se 160 emigrantë etiopianë u detyruan me dhunë të hidhen në Detin Arab. /MESAZHI/