Teoria e dështuar Darviniste!

Prof. Adnan Simnica

Teoria darviniste mbi krijimin e njeriut gjithnjë mbeti e pavërtetuar, mbase është hipotetike, tendencioze dhe e paargumentuar.
Zoti i botëve, Allahu, gjithçka që krijoi nuk e krijoi me shembull paraprak, apo duke bërë tjetërsimin a shëndrrimin nga një krijesë në tjetrën, mbase Ai krijoi çdo krijesë në form të veçantë nga të tjerat, e në mënyrë të pavarur, mbështetur në vullnetin, dëshirën dhe urtësinë e Tij absolute. Po të tjetërsohej majmuni në njeri në mënyrë evolutive, atëherë njeriu vazhdimisht do të evoluonte duke synuar gradualisht perfeksionin e tij drejt pavdekësisë, gjë e cila është e pamundur, prandaj edhe tjetërsimi i tij nga majmuni është i pamundur.
Krijuesi Absolut çdo krijesë veç e veç e bëri argument për njerëzit, madje edhe vetë krijimin e njeriut, mbase të parin e llojit njerëzor e krijoi nga materia dhe, ndërsa brezat vijues nga materia pikë fare (uji). Kjo është teoria absolute e Kuranit, prandaj edhe është e vërtetuar me prova të qarta në përditshmëri të çdo gjenerate.
Zoti i Madhërishëm dëshmoi:
“Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet” (Kuran: Jasin: 82)

Prof. Adnan Simnica