Një tjetër shqiptar bëhet protagonist i një ngjarje të rëndë në Itali. Mësohet se ai ka përplasur me makinën e tij rrethe orës 17.30 të hënën, një 43-vjeçar sirian.
Ky i fundit punonte si tregtarë dhe po hidhte disa çanta në makinën e tij gjatë aksidenti që i ndodhi. Gjatë survejimit të kamerave dhe në bazë te operacionit të kryer nga policia në anën e stacionit të kryeqytetit, u vu se shqiptari e kishte përplasur qëllimisht u mur tregtarin, ndërsa ngarkonte çantat në makinë.
Faktet tregojnë se tregtari u përplas një herë, por shqiptari nuk ka bërë indietro dhe ka tentuar që ta shtypë sërish, por tregtari ka shmangur tragjedinë duke u hedhur në anën tjetër. Mësohet se për fat të mirë siriani ka shpëtuar pavarësisht se ka marrë disa lëndime.
Agjentët më pas menjëherë kanë marrë dëshmitë e njerëzve dhe kamerat që survejonin ambientin, duke identifikuar fajtorin për çështje orësh.
Autori i aktit çmendur është një shqiptar 29- vjeçar, i njohur tashmë për policinë, i cili do të duhet të përgjigjet për veprën penale të lëndimit, ndërsa viktima ka pësuar lëndime dhe gjykohet se mund të shërohet brenda 30 ditëve.