Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tensione para tubimit pro-qeveritar në Beograd, shkojnë edhe mbështetës nga Kosova

Tensione para tubimit pro-qeveritar në Beograd, shkojnë edhe mbështetës nga Kosova

Tensionet janë rritur në Serbi të shtunën përpara një tubimi të madh në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiq, ndërsa ai është zotuar se do të rimarrë kontrollin pas muajsh protestash masive kundër konrrupsionit që e kanë lëkundur pushtetin e tij.

Vuçiqi nuk ka mundur të shtypë lëvizjen mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentët universitarë që kërkojnë drejtësi për viktimat që vdiqën nga shembja e strehës së një stacioni treni në Novi Sad në nëntor, raportoi AP.

Qeveria serbe ka bërë përpjekje për thyerjen e lëvizjes, derisa policia ka marrë në pyetje studentë e aktivistë dhe ka kërcënuar me veprime ligjore për t’i ndaluar protestat.

Autoritetet kanë mbyllur një zonë qendrore në Beograd, jashtë ndërtesës së parlamentit, duke nxitur skena koncertesh, tenda dhe tezga ushqimi për mijëra mbështetës nacionalistë që janë transportuar me autobusë edhe nga shtete fqinje, si Kosova dhe Bosnja.

Një park pranë pallatit presidencial është rrethuar me dhjetëra traktorë, në mbrojtje të Vuçiqit.

Ndërsa tensionet rriten, studentët protestues u kanë bërë thirrje banorëve të Beogradit që të qëndrojnë larg tubimit të Vuçiqit.

Vuçiqi, që pritet të adresohet në mbrëmje, ka thënë se do t’i parashtrojë kërkesat e tij për kthimin e rendit dhe ligjit dhe për të rifilluar ligjëratat në universitete javën e ardhshme. Ai i ka cilësuar studentët protestues si “terroristë” që dëshirojnë ta shkatërrojnë shtetin.

Вучић: Срби са КиМ на скупу имају само једну поруку - Косово је Србија
Exit mobile version