Tensione në Kirkuk, forcat irakiane urdhërojnë peshmergat të largohen nga aeroporti

Ushtria irakiane u ka dhënë një ultimatum forcave peshmerge në Kirkuk, që deri në ora një pas mesnate të braktisin aeroportin në atë qytet, në të kundërtën do të përballen me një aksion të tyre për çlirimin e aeroportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga komandanti ushtarak, Kemal Kerkuki, i cili ka thënë se ka marrë një telefonatë nga ushtria irakiane. “Më mori në telefon një oficer i ushtrisë së Irakut i cili më tha se dëshirojnë të vendosin ushtarët e tyre në aeroportin në qytet. Ai kërkoi nga peshmergat që të lirojnë rrugën”, tha Kerkuki.

Sipas tij, ushtria irakiane ka thënë se nëse nuk lirohet aeroporti, ata do të nisin një aksion ushtarak.

Ultimatumi ka skaduar në mesnatë, ndërsa sot priten zhvillimet e reja.

Statusi kontestues i Kirkukut pret zgjidhje që nga viti 2003, dhe ndërhyrja amerikane në Irak atëherë kur forcat kurde nga veriu i Irakut morën kontrollin mbi qytetin dhe sollën një numër të madh banorësh kurdë.