Manchester United ka vazhduar kontratën me trajnerin Erik ten Hag.
“Djajtë e Kuq” kanë nënshkruar me holandezin deri në qershor të 2026-ës.
Trajneri u shpreh i lumtur për këtë vendim, duke thënë se ka ende punë të vështirë përpara, për të arritur në nivelet e pritura na United.
“Në diskutimet e mia me klubin, ne kemi gjetur unitet të plotë në vizionin tonë për arritjen e këtyre qëllimeve dhe të gjithë jemi të përkushtuar fuqishëm për ta bërë këtë rrugëtim së bashku” ka thënë ten Hag.