Një tempull budist në Myanmarin Qendror është fundosur në ujë si pasojë e një shiu të madh që kishte përfshirë vendin.
Shteti budist dikur i njohur si Burma, po përballet me reshje masive dhe vdekjeprrurëse, ndërsa janë raportuar edhe viktima.
Tempulli budist i ndërtuar në vitin 2009 ndodhej në regjionin e Magway, rajon ky i prekur më së tepërmi.
Videoja tregon momentin dramatik të fundosjes, ku shihen pamje të rralla. Duhet kujtuar se shteti budist është prej persekutuesve më të mëdhenj të myslimanëve, ku kjo pjesë e shoqërisë torturohen dhe persekutohen në mënyrat nga më të ndryshme. Gjendja e rëndë e komunitetit mysliman nuk pasqyrohet as në media për shkak të mungesës së qasjes. /MESAZHI/