Një valë e të nxehtit afrikan ka përfshirë Turqinë, aq sa në qytetin turk të Antalias ka nisur të shkrijë asfalti në rrugës.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, vala e të nxehtit nga Afrika e Veriut do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, ndërsa temperaturat janë nga 6-10 gradë celsius mbi normat sezonale, “temperatura më të lartat për shumë vite”.
Nëse në Ankara dhe Bursa, temperaturat kanë arritur 40 gradë, në Antalia i kanë kaluar 42 grade, ndërsa në Manisa 44 gradë, në Dijarbakir 43 gradë dhe më ekstremet janë në qytetet Sanliurfa dhe Aydin me 45 gradë.
Vala e të nxehtit do të jetë deri të mërkurën dhe më pas, temperaturat do të kthehen në normat normale të stinës.