Peshqit e ujërave të ëmbla po mbyten në Evropë, si pasojë e valës së nxehtësisë.
Në Gjermaninë Perëndimore, ku temperatura arrijnë rreth 39 gradë Celcius shkallë, nuk ka rënë pothuajse asnjë pikë shiu në muajt e fundit, duke e lënë lumin Rhein në Këln shumë të cekët.
Gjermanët dhe turistët do të duhet t’i kushtojnë vëmendje ambientit, që të zvogëlojnë rrezikun e ndotjes.
Holger Sticht nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit thotë se temperatura ekstreme është e rëndë për eko-sistemin.
“Shumë organizmave do të ngordhin, ju do të shihni shumë peshq të ngordhur. Kjo është një katastrofë absolute”, thotë ai. /MESAZHI/