Kanadaja ka regjistruar rekord ekstrem të rritjes së temperaturave për ditën e tretë radhazi.
49,5 gradë u regjistruan në Lytton në një fshat në verilindje të Vancouver.
Për shkak të temperaturave të larta janë shënuar dhjetëra viktima. Që nga e premtja janë shënuar mbi 130 viktima, shumica e të cilëve ishin të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.
Autoritetet bënë me dije se nxehtësia ishte një faktor që përkeqësoi gjendjen e tyre shëndetësore.
Më herët temperaturat në vend nuk kishin kaluar 45 gradë. Ndërkohë ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë valën e të nxehtit.
“Vancouver nuk ka provuar kurrë një nxehtësi si kjo dhe fatkeqësisht dhjetëra persona po humbin jetën”, tha një polici Steve Addison. /abcnews