Televizioni shtetëror i Suedisë ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok

Televizioni shtetëror i Suedisë (STV) ua ka ndaluar punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok të kompanisë kineze ByteDance në pajisjet zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar.

Ata që kanë instaluar më parë aplikacionin janë të detyruar ta fshijnë atë, siç thuhet, për sasinë e të dhënave që TikTok mbledh, më shumë sesa është e nevojshme.

Senati i SHBA-së miratoi një ligj javën e kaluar me të cilin ndalon nëpunësit civilë të shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin TikTok.