Televizioni shtetëror i Irakut ka njoftuar rënien e organizatës terroriste ISIS, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ra shteti i rremë në Irak”, u tha në një lajm nga televizioni shtetëror.
Ndryshe, forcat irakiane më herët njoftuan se kanë hyrë në Xhaminë e Madhe Al-Nur në Mosul, ku në vitin 2014 kreu i ISIS-it Abu Bakr Al Baghdadi kishte shpallur “kalifatin”.
Organizata terroriste ISIS më 22 qershor hodhi në ajër xhaminë në fjalë përmes një shpërthimi.