Telekomit i tërhiqen mjetet nga llogaria, 3.500 punëtorë pa paga

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se auditori Ilir Mulhaxha, sot i kanë tërhequr mjetet nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.

Ai këtë veprim e a quajtur të mjerë dhe qyqarë, e i cili i lë pa paga 3500 punëtorë.

Megjithatë, thotë se nuk do të dorëzohen kurrë.

Ky është statusi i tij:

Miq,

Veprimi dhe guximi I sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit.

Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit , Ne së bashku me juve miqë dhe punëtore NUK do të dorzohemi.

Shihemi të enjten…!

Telekomi është i Popullit të Kosovës!